Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sëshpejti Shqipëria do të hap përfaqësi diplomatike në Kanada, Japoni e Danimarkë. Numërohen reth 37 ambasada të Shqipërisë nëpërbotë, krahas disa konsullatave dhe misioneve pranë Bashkimit Europian, Natos e OKB-së. Në Milano do të hapet konsullata shqiptare e cila pason hapjen në Vlorë në fund të vitit të kaluar, të konsullatës italiane.

Brenda disa javëve Shqipëria do të ketë në Kosovë zyrën e saj të përfaqësimit. Hapja e përfaqësive të reja diplomatike shton shpenzimet e buxhetit të shtetit për marrëdhëniet me jashtë. Shteti shqiptar u mbulon diplomatëve të tij shpenzimet për shtëpitë me qera, për pagat automjetet dhe telefonat. Ambasadorët e Shqipërisë në perëndim trajtohen me rrogë deri në një mijë dollarë, ndërsa në vendet e lindjes rreth 600 dollarë në muaj.

Komisioni parlamentar i politikës së jashtme ka kërkuar shpesh nga ministria e Jashtme evidencat mbi kontrollin e shpenzimeve nëpër ambasada. Numrin më të madh të diplomatëve e kanë ambasadat e shqipërisë në Romë e Athinë. Ndërsa në ambasadat e tjera ushtrojnë aktivitetin diplomatik jo më tepër se 5 diplomatë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame