Lazanjë me salmon dhe spinaq
1 kg spinaq
1 qepë mesatare
600 gr salmon
60 gr gjalp
60 gr miell
1 litër qumësht
½ pako lazanje
100 gr djathë emental
Kripë, piper, moskat
2 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja: Pastrojmë salmonin nga lëkura dhe halat dhe e presim në kubikë.
Spinaqin e pastruar e vendosim për 1 minutë në ujë të valuar me kripë, e kullojmë mirë dhe më pas e presim vrazhdë.
Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë shumë hollë derisa të zbutet mirë, e përziejmë me spinaqin dhe e lëmë mënjëanë.
Ndërkohë përgatitim dhe beshamelin si zakonisht. Shkrijmë gjalpin, e përziejmë me miellin, duke mos I dhënë ngjyrë, e shuajmë me qumësht derisa të marrë valë, hedhim kripë dhe arrëmoskat dhe e lëmë mënjëanë.
Beshamelin do ta bëjmë të hollë, jo të plotë.
Lyejmë një tavë me pak vaj dhe stojmë një shtresë të hollë me beshamel. Mbit ë vendosim petët e lazanjës.
Mbi petë shtojmë një shtresë me spinaq duke mbuluar komplet sipërfaqen e petëve.
Shpërndajmë disa copëza me salmon dhe spërkatim mbi to me pak beshamel. Vazhdojmë me shtresën tjetër të petëve të lazanjës, spinaq, salmon, beshamel në fund. Beshamelin e spërkatim me djathë emental të grirë.
Vendosim lazanjën në furrë, në temperaturë 180 gradë, për 20-25 min. E shërbejmë me sallatë.