#rtvora #oranews
Partia Demokratike lëshoi edhe denoncimin e parë për këtë vit sa i takon abuzimeve të qeverisë Rama. Sekretari për Çështjet Ligjore në selinë blu, Çlirim Gjata, referuar të dhënave zyrtare akuzoi kryeministrin se i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it.

"Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro" tha Gjata.

Partia Demokratike, vijoi Gjata, e ka denoncuar që prej fillimit këtë kontratë korruptive të miratuar nga qeveria e Edi Ramës, sipas të cilës financuesja e Partisë Socialiste duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht numrit shumë më të ulët që realizohet në të vërtetë.

Sipas Gjatës, janë 8.5 milionë euro , të cilat, në vend t?i bëheshin dhuratë për të pasuruar një prej oligarkëve të Edi Ramës, mund të ishin përdorur për të zbutur varfërinë në vend.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pd-akuza-rames-i-dhuroi-85-milion-euro-financueses-se-fushates-te-ps-se

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp