Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

?Ne luftën ju Paqen?, ky mesazh i presidentit të SHBA Klinton, tingellon më aktual se asnjëher tjetër sot në një vjetorin e bombardimeve të Natos mbi ushtrinë e Millosheviçit. Këtë titull mesazh mban libri i botuar nga gazeta ?Albania? dhe i promovuar sot në një nga ambjentet e hotel Rogner në Titanë.

Një botim luksoz që ka përmbledhur të gjithë fjalimet dhe deklaratat e numrit 1 të shtetit më të fuqishëm të botës, për shqiptarët dhe Kosovën. Në këtë promovim merrnin pjesë kryeministri Meta, ambasadori amerikan Limpreht, kreu i OSBE-së Ahrens, opozita shqiptare dhe trupi diplomatik.

Ky libër që promovohet sot është bashkëbisedim i presidentit Klinton me shqiptarët që kishin nevojë për shpresë dhe për paqen e ardhshme./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti