Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës ?Pronto? dëshmon vulën e një shteti të kapur. Për këtë arsye ka bërë thirrje urgjente për krijimin e Qeverisë së re, siç thotë ajo për ç?kapjen e shtetit.

Deputetja e zgjedhur përmes një postimi në ?Facebook? tha se Gjykata me këtë aktgjykim i ka mbytur shpresat e të rinjve dhe qytetarëve.

Mëngjesin e sotëm, të gjithë të akuzuarit në rastin e quajtur ?Pronto? janë liruar nga akuzat në mungesë provash.

Të akuzuar për këtë rast kanë qenë një numër i madh i zyrtarëve të PDK-së.

Të gjithë të akuzuarit e rastit ?Pronto? shpallen të pafajshëm

Ky është shkrimi i plotë i deputetes, Haxhiu:

Aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës Pronto është goditje e rëndë për shtetin e së drejtës.

Gjykata sot, i dha të drejtë atyre që ia kanë mbytur shpresën rinisë dhe qytetarëve të Kosovës me veprime kriminale me qëllim të kapjes së shtetit.

Trupi gjykues i dha të drejtë abuzuesve. Çfarë prova i janë dashur trupit gjykues, kur të gjithë me veshët tanë i kemi dëgjuar abuzuesit?!

Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur. Është aktgjykim që thërret për angazhim deri në çkapjen e shtetit andaj nuk ka kohë për të humbur sepse është nevojë urgjente krijimi i Qeverisë së re.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel