Surprise Me!

6 Janari, dita e fundit e qendrimit ne hotele

2020-01-06 0 Dailymotion

Banorët e prekur nga tërmeti në Durrës do të duhet t?i lënë prej të hënës hotelet ku u strehuan për afro 1 muaj e gjysmë. <br />Duke nisur nga e hëna, Bashkia pritet të japë bonusin e qerasë për familjet që kanë plotësuar dokumentacionin.<br />Por qytetarët thonë se e kanë mjaft të vështirë të gjejnë shtëpi me qira me 20 mijë lekë të reja që do të përfitojnë. <br />Deri tani pranë Bashkisë së Durrësit kanë aplikuar mbi 3800 persona për bonus qiraje me një kohëzgjatje 12-18 muaj. Në hotelet e Durrësit, Golemit dhe Kavajës janë strehuar 4 mijë të pastrehë. Banorët thonë se bashkia duhet ta shtyjë afatin.<br />Në Thumanë, familjet e pastreha patën afat deri me 3 janar. Por autoritetet lokale u tërhoqën nga vendimi për t?i larguar nga hotelet e Shëngjinit, ku janë strehuar, pasi jo te gjithë kishin mundur të gjenin banesa me qira.

Buy Now on CodeCanyon