Surprise Me!

Report TV -'Shumë është, jemi të lodhura'...Nga 1 janari rritet mosha për daljen në pension të grave

2020-01-06 1 Dailymotion

TIRANE - Rritet mosha e daljes në pension për gratë. Nga 1 janari 2020 që një grua të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë, duhet të ketë mbushur moshën 61 vjeç, në përputhje me ligjin e ri të sigurimeve shoqërore, që parashikon një rritje të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032.

Por çfarë mendojnë qytetarët në kryeqytet për këtë rritje të moshës së pensionit?Shumë është. Mosha ideale për të dalë në pension është 55 siç ka qenë, jemi shumë të lodhura.

Edhe unë tani dal në pension, 61 vjeç dal. Më përpara duhet të dalim në pension, është pak e lodhshme.

60 vjeç, 60 është mëse e mjaftueshme, sidomos për gratë.

Edhe unë 60 vjeç mendojë se është ideale. Kam dalë vet 60 vjeç dhe them është produktiviteti tamam.

60 tamam është, normal.

Normale është, normale, shumë normale. Femrat kanë moshë të punojnë edhe më vonë?-u shprehën disa prej qytetarëve.

Reforma e pensioneve që është miratuar në vitin 2015, cakton një rritje graduale të moshës së pensionit, si për burrat, ashtu edhe për gratë. Por për këto të fundit shpejtësia e rritjes do të jetë më e madhe. Për burrat këtë vit nuk parashikohet rritje e moshës për të përfituar pension, kështu që ata do ta përfitojnë atë në moshën 65 vjeç, si më parë.

Buy Now on CodeCanyon