Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Qytetarëve shqiptar do tju duhet sot të flejnë një orë më pak, pasi akrepat e orëve zyrtare do të zhvendosen 60 minuta përpara. Është gjetur momenti që ndan të shtunën nga e diela për ndryshimin e orës, në mënyrë që europianët të mos krijojnë probleme me oraret e punës.

Probleme nesër mund të shkaktojnë oraret e udhëtimeve apo të festave familjare ku ata që e kanë prenotuar më parë udhëtimin apo festën duhet ta ndryshojnë orën që sot.

Duke filluar nga dita e diel do të jëtë e njëjta orë në të gjithë europën. Ndryshimi i orës me 60 minuta përpara do të zgjas 7 muaj deri më datën 29 Tetor kur akrepat do të rikthehen 60 minuta prapa. Një orë më tepër ditë, një orë më pak gjumë duke filluar nga dita e nesërme./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame