Përkeqësimi i motit në ditët e para të vitit 2020 ka krijuar probleme për lundrimin e trageteve mes dy brigjeve të Adriatikut, ndaj Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës, pas kontakteve me kapitenerinë e portit të Barit, njofton se porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit italian.

Ndërkohë porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri, por për arsye të mbylljes së portit të Barit është ndaluar dhe nisja e trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në portin e Barit.

Autoriteti detar kërkon mirëkuptimin e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe Durrësit, por pezullimi i lundrimeve bëhet për të garantuar sigurinë lundrimore në një mot të përkeqësuar të karakterizuar nga erë e fortë dhe dallgë të larta.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MotiiKeq#Lundrimet#TopChannel