Surprise Me!

Mësim edhe të shtunave! Në fakultetet që u dëmtuan nga tërmeti do të zëvendësohen orët e humbura

2020-01-06 1 Dailymotion

Mësimi u ndërpre për gjatë gjithë muajit dhjetor në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës si dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të

Universitetit Politeknik të Tiranës, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Si pasojë e gjendjes të rëndë të ambienteve në këto institucione, rektoratët vendosën pezullimin e mësimit deri në riparimin e godinave, me rifillimin e procesit mësimor më 6 janar.

Ndërsa dëmet në Fakultetin e Inxhinierisë u shkaktuan që me tërmetin e shtatorit, por ndërtesa u rikonstruktua. Megjithatë, lëkundjet e forta të nëntorit e kthyen në gjendjen e mëparshme, ku nga Instituti i Ndërtimit u vlerësua e rrezikshme për studentët pasi auditorët nuk ishin gati për nisjen e mësimit.

Teksa mësimi në Fakultetin e Arkitekturës, godinën krah Inxhinierisë, nisi më 16 dhjetor, në Fakultetin që u dëmtua, studentët fillojnë këtë të hënë. Për të kompensuar orët e humbura, gati 3.5 javë, ka ndryshuar struktura mësimore; ku do të zhvillohet aktiviteti mësimor edhe gjatë fundjavave. 3 të shtuna të muajit janar, 3 të shtuna dhe 1 të dielë të shkurtit studentët nuk do të pushojnë, për të shlyer orët e pazhvilluara mësimore të simestrit të parë. Ndërsa për simestrin e dytë, studentët e inxhinierisë do të bëjnë mësim dhe të shtunave të muajve mars, prill dhe maj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Fakultetet#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon