Shpërthim tritoli në banesën e një oficeri policie në Shkodër. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën. Ndërkohë që disa orë më vonë, ndodhi një tjetër shpërthim, kësaj radhe në fshatin Grudë e Re.
Dy shpërthime me tritol kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Sasia e lëndës plasëse u vë në banesën e shefit të postës së policisë së Thethit, Prelë Milani, në lagjen Guerrilë.
Shpërthimi ndodhi në magazinën që përdorej nga familja.
Fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz.
Nga hetimet e para rezulton se ngjarja ka lidhje me detyrën. Oficeri i policisë ka thënë para hetuesve se nuk ka asnjë konflikt.
Shpërthimi i dytë ndodhi në fshatin Grudë e Re. Mësohet se, sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në portën hyrëse të banesës së shtetasit Kole Bungaja. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.