Astronautja amerikane e NASA-s, Christina Koch vendosi një rekord të ri, përsa i përket qëndrimit në hapësirë pa ndërprerje. Më 28 dhjetor, ajo kaloi ditën e 289 në orbitën e Tokës, në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Ky është rekordi më i gjatë i vendosur nga një grua. <br />Koç theu rekordin e vendosur më parë nga komandanti në pension i Stacionit, Pegi Uitson, të cilit tani i mbetet rekordi amerikan përsa i përket kohës totale të qëndrimit në hapësirë, me plot 665 ditë. <br />Amerikania la një tjetër gjurmë në histori në muajin Tetor, si pjesë e ekuipazhit të parë të përbërë vetëm nga femra, së bashku me astronauten Xhesika Meir. Kjo ishte dalja e katërt në hapësirë për Koc. <br />Astronautja pritet të kthehet në Tokë në muajin Shkurt, kur do të ketë kaluar më shumë se 300 ditë në hapësirë. <br />Ajo është diplomuar në Universitetin Shtetëror të Karolinës se Veriut, për inxhinieri elektrike dhe fizike dhe ka një master në inxhinieri elektrike.
