Surprise Me!

Rrugët e reja që kanë shpresa të realizohen në 2020-ën, projekti madhor aksi Thumanë-Kashar

2020-01-06 3 Dailymotion

2020-ta pritet të jetë vit i sfidave të mëdha për Ministrinë e Infrastrukturës pasi duhet t?i jap zgjidhje një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore dhe energjetike në vend.<br /><br />Kryeministri Edi Rama, gjatë një intervistë në emisionin ?Java? njoftoi se projekti kryesor për të cilin tenderi pritet të rihapet shumë shpejt është aksi rrugor Thumanë- Rrogozhinë ? Kashar. Ky aks do të ndërtohet nga një kompani private dhe do të jetë më pagesë për qytetarët.Këtë vit një nga gjërat e mëdha që do të bëjmë është të lançojmë, në javët në vijim tenderin ndërkombëtar për Thumanë ? Kashar ? Rrogozhinë, do të jetë më pagesë dhe do të jetë komplet e re, edhe me investim privat? tha Rama.<br /><br />Ky tender u anulua nga Ministrja Balluku sapo mori detyrën, në 21 janar 2019, pasi sipas saj fondet do t?i kalonin Paktit për Universitetin, dhe pritet të rihapet përsëri këtë vit. Fondi limit i tenderit të anuluar ishte parashikuar në vlerën e 245 milionë euro.

Buy Now on CodeCanyon