Surprise Me!

Thyhen pemet ne Kopshtin Botanik, rrezohen mbi linjen e tensionit

2020-01-06 0 Dailymotion

Stuhia e erës që përfshiu Tiranën pasditen e së dielës ka rrëzuar pemë edhe në Kopshtin Botanik. Për pasojë, pemët kanë rënë mbi linjën e tensionit të mesëm, pjesë e fiderit 25 të nënstacionit të Selitës.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nga dëmtimi i kësaj linje të tensionit të mesëm, dy kabina janë pa energji elektrike.

Era e fortë ka shkaktuar dëme edhe në zona të tjera të kryeqytetit, ku janë rrëzuar pemë dhe ka mungesë të energjisë. Po kështu, edhe Fushë-Kruja, Kruja etj kanë raportuar mungesë energjie.

Grupet e OSHEE ndodhen në terren duke punuar për riparimin e defekteve të shkaktuara nga stuhia e erës.

Buy Now on CodeCanyon