Mëngjesin e sotëm, si çdo vit, në pritje të hedhjes së kryqit, të dyja brigjet e lumit Osum u mbushën me besimtarë ortodoksë, emigrant dhe qytetarë të shumtë.

Kjo festë e përvitshme ka bërë bashkë në qytetin e Beratit qindra qytetarë beratas,mes tyre edhe besimtarë muslimanë që çdo vit bëhen pjesë e kësaj feste të shenjtë, asaj të Ujit të Bekuar.

At Petraqi,i shoqëruar nga përfaqësues të Kishës Ortodokse dhe pushtetarë vendorë u nis nga Katedralja e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit dhe pasi përshkoi në këmbë pedonalen, mbërriti në Urën e Goricës.

Për të marrë kryqin, në ujërat e ftohta të lumit Osum janë hedhur 8 të rinj beratas. Kryqi u hodh nga At Petraqi dhe pasi përfundoi në ujërat e Osumit u kap për të dytin vit radhazi nga 42-vjeçari Alfred Xhimitiku, banues në lagjen Goricë. Pas kapjes së kryqit, Xhimitik u ka uruar të gjith? besimtarëve ortodoksë dhe jo vetëm, një vit sa më të mbarë.

Si traditë,pas kapjes së kryqit, Xhimitiku shkon derë më derë me kryqin në dorë,në ço familje beratase,ku merr bekimin nga familjarët.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UjiiBekuar#Osum#TopChannel