Surprise Me!

Ora News - Vrasja në Tropojë, viktima kushëriri i Haklajve u ekzekutua pranë bizneseve të tij

2020-01-06 9 Dailymotion

#rtvora #oranews

Guxim Gjuriqi, 47 vjeçari që u ekzekutua pranë bizneseve të tij në Tropojë është kushëri i Haklajave, fisit të përfshirë në një histori hakmarrjesh ndër vite. Por për policinë që po heton krimin, ende është e paqartë nëse ekzekutimi i tij lidhet me këtë zinxhir krimesh apo ka një tjetër sfond.

Një 47 vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në Tropojë!.

Viktima është Guxim Gjuriqi, pronari i një restoranti dhe karburanti në qytetin verilindor.

Ai gjithashtu njihet si i afërm i Haklajve, fisit të përfshirë në një histori të gjatë vrasjesh dhe hakmarrjesh.

Por për grupin hetimor mbetet ende e paqartë nëse vrasja e 47 vjeçarit lidhet me këtë zinxhir ngjarjesh të vjetra që kanë shkaktuar dhjetëra viktima, apo ekzekutimi ka tjetër sfond.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 pranë bizneseve të Gjuriqit në lagjen Partizani.

Autorët dyshohet se i kishin bërë pritë 47 vjeçarit në rrugë.

Ata kanë qëlluar me breshëri duke e lënë të vdekur dhe më pas janë larguar.

Sipas burimeve në një prej kamera është filmuar një makinë pa targa e parkuar pranë lokalit të Gjuriqit.

Disa orë më pas një makinë u gjet e djegur në Has duke forcuar dyshimet se ishte mjeti i përdorur nga autorët.

Për të zbardhur rrethanat dhe motivet e krimit, në ndihmë të policisë lokale kanë shkuar forca nga drejtoria e Kukësit, ndërsa dy grupe të FNSH kanë zbarkuar në Tropojë.

Ata mësohet se kanë marrë në pyetje familjarë dhe dëshmitarë, por ende nuk kanë asnjë person të dyshuar si autor apo i përfshirë në krim.

Ndërkohë Forcat speciale mësohet se po ushtrojnë kontrolle në zona të ndryshme me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes.

Guxim Gjuriqi ishte baba i dy djemve dhe njihej si një njeri i qetë në qytetin e Tropojës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrasja-ne-tropoje-viktima-kusheriri-i-haklajve-u-ekzekutua-prane-bizneseve-te-tij

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon