Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës së kaluar problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë.<br />Në segmentin Kuben - Vasije ka pasur reshje bore 4-5 cm e shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.<br />Gjithsesi qarkullimi vijon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e rajonit verior.<br />Në jug temperatura ka zbritur deri në minus 7 gradë celsius në disa zona, si Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur edhe erë të fortë.<br />ARRSH thotë se vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull.