Surprise Me!

Ditë e Re - Kthehuni me këmbë në tokë, ekspertët: 2020, vit shumë i vështirë dhe me sakrifica

2020-01-06 0 Dailymotion

#rtvora #oranews #diteere

Të gjithë shpresojnë që Viti i Ri të nisë me shumë begati e të ardhura më shumë në buxhetin e familjeve tona por ekspertët tërheqin vëmendjen për tu kthyer me këmbë në tokë, pas atmosferës festive shoqëruar dhe me ëmbëlsirën tradicionale, bakllavanë.

E ftuar në Ditë e Re, specialistja e ekonomisë Suzana Guxholli thotë se duhet të përgatitemi për një vit të vështirë dhe me sakrifica.

Suzana Guxolli: "Ky është një vit i trishtë i parashikuar i tillë më pak lulëzues dhe zhvillues që para tërmetit por tërmeti dha një goditje që nxorri në pah si jemi sot. Jemi më të varfër. Shifrat janë kokëforta dhe faktet. Vërtet duhet optimizëm dhe shpresë por situate ëstë shumë e trishtë.

Viti që shkoi la shumë plagë dhe tërmeti dha goditjen e fundit. E para tregoi se ishte një shtet i papërgatitur për të përballuar situata të tilla.

Përllogariten në 40 milionë shifra e dëmeve të tërmetit në Durrës ndërkohë që qeveria vuri në dispozicion 20 milionë dhe sytë I kemi tek donatorët.

Ne duhet të përgatitemi për një vit shumë të vështirë, që në buxhet para tërmetit pagat i ka në nivelin ku i ka, dmth ulen, kur shumica e parave duhet të shkojë për të rregulluar dëmin e tmerrshëm nga tërmeti.

Kanë nisur ankesat e para. Nuk ka para për qeratë e të pastrehëve. Këto zgjidhje do na bëjnë të ndjemë varfërinë e trishtimin në palc gjithë këtë vit. Duhet të përgatitemi, e di që njerëzit janë të lodhur por me dhimbje them po ne prapë duhet të përgatitemi për sakrifica."

Edhe socialogu Ergys Mërtiri i ftuar po në emisionin ?Ditë e Re? nuk është shumë optimist: Këto festa kanë qenë festa në pikë të hallit. Ky ishte Viti i Ri më dramatik. Tërmeti nga ana tjetër por dhe varfëria ka qenë më e madhe. Kam parë shumë kronika televizive ku tregtarët ankohen se nuk ka shitje dhe blerësit nuk kanë lekë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kthehuni-me-kembe-ne-toke-ekspertet-2020-vit-shume-i-veshtire-dhe-me-sakrifica

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon