Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Londra kryeqyteti i Anglisë por edhe kryeqendra e biznesit dhe financave europiane, ishte zgjedhur si vend prezantimi i një prej sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare në process privatizimi. Albania Mobile Communication apo shërbimi celularë në Shqipëri ka nxitur kureshtjen e gazetarëve ekonomik britanik.

E inicuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, dje u mbajt një konferencë shtypi ku ministri shqiptar i Ekonomisë dhe Privatizimit Mustafa Muçi dhe drejtori i AMC Genc Hamzaraj shpjeguan fazën e procesit të privatizimit të AMC që duhet të përfundoj brenda këtij 6 mujori si dhe punën e bërë në kuadrin ligjor për këtë proces. Ministri Muçi tha se qeveria shqiptare i ka dhënë një rëndësi të veçantë privatizimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, ku bën pjesë edhe telekomunikacioni.

Shitja e investitorëve të rëndësishmë e 85% të aksioneve të AMC por dhe nisja e vendosjes së operatorit të dytë të shërbimit celularë tha Muçi janë objektivat kryesore aktual. 4 janë grupet më të mëdha për blerjen e AMC, Telecom Italia në bashkpunim me Mobil Com Austria, Cosmo, Turk Cel dhe një grupim prej tre kompanish, Panafon, Albatel dhe Vodafon.

Pas privatizimit të shërbimit cellular Muçi tha para gazetarëve anglez se do të nis dhe privatizimi i telefonave fiks, Albtelekomit. Ndërsa drejtori i AMC Hamzarai foli për shërbimin e këtij aktiviteti në shifra. Ndërsa përfaqësuesit e BERZH-it institucioni që po ndjek nga afër procesin e privatizimit në shqipëri u shprehën se ky proces po zhvillohet shumë drejt dhe shumë shpejt. Gjithashtu ministri Muçi firmosi një marrveshje bashkëpunimi me BERZH-in nga pritet një gamë financiare për privatizimin e shpejtë të Albtelekomit./tvklan.al

Gazetari ? Eduart Frangaj