TIRANË- Është përfshirë nga flakët godina e njësisë bashkiake nr.9 në Tiranë. Zjarri ka përfshirë katin e fundit të godinës, ndërsa nga dritaret e kësaj ndërtese po dalin shtëllunga të mëdha tymi.<br /><br />Report Tv ka siguruar edhe pamjet teksa tymi del nga godina, ndërkohë dëgjohen sirenat e policisë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes.