#rtvora #oranews

Shoqëria civile ka dorëzuar në Kuvend 50 mijë firma të qytetarëve si dhe draftin me propozime për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pavarësisht se opozita kërkon sistem me lista të hapura, mazhoranca nuk ka treguar interes për ta pranuar një kërkesë të tillë.

Një vit para zgjedhjeve të 2021, Rudina Hajdari bashkë me Ralf Gjonin po bëjnë të gjitha lëvizjet për të gjetur mënyrat për të rihyrë parlamentit të ri.

Nisma Thurje i ka dorëzuar bashkëkryetarës së komisionit të reformës zgjedhore propozimin për ndryshimin e sistemit në proporcional kombëtar me lista të hapura së bashku me 50 mijë firmat e qytetarëve.

Endri Shabani: Ky parlament të tregoi që voton një ligj për qytetarët shqiptarë, që vjen nga qytetarët shqiptarë dhe që zgjidh problemin e qytetarëve.

Ndryshimi i sistemit ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e disa prej deputetëve të opozitës së re, si mënyra e vetme për t?i hequr autoritetin absolut që sipas tyre kanë kontroll total mbi listat e deputetëve.

Rudina Hajdari: Falenderoj çdo qytetar që i është bashkuar kësaj nisme për të ndryshuar sistemin aktual që ka bërë bajraktarë 3-4 veta, që kanë zaptuar Shqipërinë dhe nuk e lënë të ecë përpara.

Pyetjes nëse do t?i bashkohet Nsmës Thurje dhe më pas të hyjnë në zgjedhje si parti Rudina Hajdari preferon të heshtë.

Në draftin e dorëzuar në komisionin e reformës zgjedhore propozohet edhe krijimi i kushteve për votën e emigrantëve, ndërsa për listat e kandidatëve të paraqitura nga partitë politike, të cilët nuk zotërojnë një mandat në Kuvend duhet të mbështeten nga jo më pak se 1 mijë zgjedhës. Ndërsa pak ditë para mbylljes së vitit 2019, ka qenë deputeti Myslim Murrizi që ka depozituar në Kuvend të njëjtin propozim për ndryshimin e sistemit në proporcional Kombëtar me lista të hapura.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nisma-thurje-50-mije-firma-ndryshimin-e-sistemit-zgjedhor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp