Të mbeturit të pastrehë nga tërmeti 26 Nëntorit, strehuar në çadra, këto ditë po përballen edhe me temperaturat e acarta.

Në njësinë administrative Gjepalaj të komunës Shijak janë 77 familje, jetojnë në çadra të ardhura si dhuratë nga shteti zviceran.

Prej 27 Nëntori 14 anëtarë të familjes Subashi këto ditë të ftohta janari në kufijtë e mbijetesës po i kalojnë në këto tre çadra ngritur në oborrin e shtëpisë.

Pas djegies së shtëpisë nga pushtimi gjerman, për Halit Subashi 87 vjeç, thotë kjo është fatkeqësia e dytë më e madhe.

Djali tjetër i Halitit, na tregon për të vetmen shpresë që ka, se kush mund t?ia ndërtojë shtëpinë.

?Kanë ardhur inxhinierët e Marin Memës vetëm tek ai kemi shpresë?, shprehet ai.

Lëmë fshatin Likeshë për tu drejtuar lagjes më të prekur nga tërmeti në Shijak ku dominojnë shenjat x të kuqe, vendosur nga ekspertët e huaj.

Jo vetëm orenditë por edhe dritaret janë hequr.

Lagja Luginë i ngjan një zone sikur këtu ka patur luftë e bombardime.

Megjithëse ky pallat ka shenjën e kuqe që do të thotë se është i pabanueshëm në katin e parë ka njerëz që vijojnë të jetojnë.

Por përse kjo familje po qëndron përsëri në këtë apartament.

Përgjigjen na e jep e zonja e shtëpisë kjo grua e moshuar: ?S?kemi ku të shkojmë s?ka shtëpi me qira.?

Pas Durrësit dhe Laçit qyteti Shijakut është më i prekuri nga tërmeti 26 Nëntorit me mbi 1,4000 banorë tashmë të mbetur pa shtëpi.

Një ditë më parë qeveria u kërkoi bashkive të prekura nga tërmeti të hartojnë masterplanet e rindërtimit. Të gjitha këto pallate ne lagjen luginë do të duhen fillimisht të shemben për t?ia lënë vendin ndërtimit të një lagje të re.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Shijak#TopChannel