Tryeza e konsumatorit shqiptar mesa duket do të shtrohet vetëm me prodhimet sere.

Pas miellit kësaj here duket se radhën e ka qumështi. Sipas statistikave qumështi nga Serbia po vjen pranë bizneseve, të cilat prodhojnë prodhime blegtoriale, duke braktisur kështu prodhimin vendas. Kjo sepse qumështi që vjen nga Serbia është më i lirë sepse fermeri subvencionohet dhe mbështetet nga ministria e Bujqësisë.

Sipas ekspertit të Bujqësisë, Ervin Resuli rreth 40% e qumështit të freskët importohet nga Serbia.

?Duhet të themi që Serbia subvencionon të paktën 5% të prodhimit total të saj të brendshëm, ndërsa ne subvencionojmë 0.4%. Përse ne marrim qumësht nga Serbia? Sepse kostoja e qumështit është më e lirë atë çka problem solli dhe shkallëzimi i TVSH-së i detyroi të gjithë agropërpunuesit t?i drejtohen tregut serb për furnizimin e tregut të qumështit. Përafërsisht sa është diferenca? flasim të paktën për 100 lekë të vjetra. 30-40 % e qumështit të freskët në Shqipëri është import nga Serbia?, shprehet Ervin Resuli, ekspert i Bujqësisë.

Për të përballuar transportin qumështi nga Serbia vjen i pasterizuar një gjë e tillë sipas ekspertëve ul kostot.

?Qumështi që ju keni në fermë ku shkon? Për përpunim vendas. Dhe si është çmimi ? Të paktën 60 lekë me TVSH çka do të thotë që përpunuesit kërcënojnë vazhdimisht, pasi ka Serbia me 52 lekë u mbërrin qumështi në fabrikë?, shton Resuli.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel