Prej 6 janarit qytetarët po asistohen në institucionet shtetërore për të aplikuar online për mbi 470 shërbime publike. <br />Teksa vizitoi këtë të martë zyrat e ADISA-s në kryeqytet, Kryeministri Edi Rama tha se pas 2 muajsh nuk do të ketë më qytetarë nëpër sportele, por të gjitha aplikimet shtetërore do të jenë vetëm online. <br /> ?Kjo zyrë nuk do të jetë më zyrë pritjeje, por një zyrë që do të punojë me kompjuterin për të pritur kërkesat që njerëzit do të nisin nga shtëpitë e tyre. Është komplet revolucion? <br />Agjencia Shtetërore e Kadastrës ofron 52 shërbime online. Edhe pagesa për një shërbim do të kryhet në mënyrë elektronike ndërsa qytetarët do të ketë mundësi të monitorojnë online aplikimin e bërë.<br />Në qershor pritet të hyjnë online edhe blloku i dytë prej 395 shërbimesh, ndërsa deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime.
