Lojëra të këqija politike i quan zhvillimet e fundit nga të gjitha partitë politike politologu Ramush Tahiri. Sipas tij janë duke vepruar në atë mënyrë që të përfitojë ndonjë parti e caktuar në rast se vendi shkon sërish në zgjedhje. Sipas tij për këtë e vetmja që pëson është Kosova.
Secili në teori konspirative po llogarit që ka diçka tjetër që fshihet që ndoshta ka frikë nga udhëheqja e qeverisë. Apo të shkohet nga një qeveri gjithëpërfshirëse që të bëhen reformat dhe të kryhen punët e mbetura përgjysmë në integrime evropiane dhe bisedimet me Serbinë.
Edhe njohësi i çështjeve politike Milazim Krasniqi vlerëson se problemet ndërmjet LVV-së dhe LDK-së janë më të mëdha ndërsa çështja e presidentit është vetëm pretekst. Sipas tij këtu bëhet fjalë për mungesë besimi dhe guximi për të marrë përgjegjësi.
Megjithatë Tahiri thotë se presidenti ka disa mënyra për të zgjidhur këtë bllokadë.
Presidenti ka një mundësi edhe tash ti drejtohet me një letër Kuvendit dhe të kërkoj zgjidhje. Kuvendi mund të vlerësoj dhe të shpërndaj vetveten nëse nuk gjen zgjidhje. Presidenti e ka këtë të drejtë që në letrën që ia drejton Kuvendit ti shpjegon procedurat dhe të ofrojë zgjidhje ndër to të kërkojë qeveri gjithëpërfshirëse.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po synojnë të bashkëqeverisin me vendin pas zgjedhjeve të 6 tetorit, por ndonëse kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet këto dy parti ende nuk kanë gjetur një formulë të përbashkët për të arritur këtë marrëveshje.