Në programin ?Rudina? në Tv Klan ka qenë i ftuar një nga aktorët dhe regjisorët më të njohur në Shqipëri, Dhimitër Orgocka. Ai pak javë më parë ka festuar 83-vjetorin e lindjes, ku edhe u surprizua nga miqtë e tij dhe kolegët. <br /><br />Në studio, Orgocka ka folur për karrierën e gjatë në skenën shqiptare. Ai vazhdon të jetë aktiv me shfaqje teatrale, herë is regjisor dhe në raste të tjera si aktor.<br /><br />Ndër vite, ai ka vënë në skenë mbi 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit. Ndërsa si aktor, ai numëron më shumë se 82 role në shfaqje teatrale dhe shumë të tjerë në filma. Por në studio, Orgocka tregon se ka kërcyer në rininë e tij edhe balet me grupet e atëhershme.
