Surprise Me!

Vrasje me snajper për hakmarrje/ Ekzekutohet Kastriot Reçi. Ngjarja pas disa vrasjesh

2020-01-07 3 Dailymotion

Mëngjesin e së martës, qyteti i Rrëshenit u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku në një atentat mbeti i vrarë, Kastriot Reçi, një ish pronar televizioni. Ai ishte duke dal nga lokali i tij në momentin kur ndodhi ngjarja. Dyshohet se autorët që i bënë pritë, e qëlluan me snajper.

Ndërkaq, burime nga spitali i Rrëshenit bëjnë me dije, se 47 vjeçari Reçi, u qëllua me vetëm një plumb në pjesën e kraharorit, çka i shkaktoi atij edhe vdekjen.

Një dëshmitar i ngjarjes, i cili nuk pranoi të fliste para kamerës, tregoi që nuk pati zhurma të shtënash, e po ashtu edhe në vendin ku Kastriot Reçi u qëllua, ishin pak njolla gjaku, çka konfirmon se mund të jetë përdorur Snajper për të kryer vrasjen.

Kastriot Reçi, deri në vitin 2018, sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive, ka qenë aksioner në televizioni lokal ?Media +?, por që në atë kohë i është hequr licenca me vendim bordi.

Lidhur me atentatin, burime të policisë bëjnë me dije, se ka qenë i planifikuar dhe i organizuar duke iu referuar dinamikës së ngjarjes dhe armës me të cilën viktima u qëllua.

Pista e parë mbi të cilën grupi hetimor po punon, është ajo e hakmarrjes, pasi përpara dy viteve, në Romë të Italisë, u vra vëllai i Kastriot Reçit, Gasper Reçi. Dyshimet për vrasjen e këtij te fundit, lidhen më vrasjen e ish zyrtarit të OSHEE, në Rrëshen, Sajmir Jaku.

Por, ajo që ndodhi më pas, është se pas vrasjes së Gasper Reçit, në Belgjike u vra edhe Kreshnik Gjini, nipi i Sajmir Jakut.

Në atë kohë, dyshimet e policisë belge ishin se Gjini ishte vrarë nga dy atentatorë shqiptarë, të cilët sipas tyre u hakmorën për vrasjen e Gasper Reçit.

E për të arritur kështu tek vrasja e katërt, këtë te martë, ajo e Kastriot Reçit.

Ndërkaq në gusht të vitit të kaluar, në Rreshën u vra edhe Armand Gjini i njohur ndryshe si Tonin Gjini. Më herët ky i fundit i kishte shpëtuar një atentati me tritol.

Në Rreshën, në orët e pasdites ishte edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili zhvilloi një takim për disa minuta në komisariatin e policisë Mirditë, lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Po ashtu, policia për këdo që do të mund të jap informacione të vlefshme për autorët e kësaj ngjarjeje, ka vënë 2 milionë lek shpërblim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vrasje#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon