TIRANE-Kreu i Aviacionit Civil Krislen Keri në një deklaratë për mediat lidhur me qytetarët që kishin prerë biletat, por kompania 'Fly Ernest' i la rrugëve deklaroi se pasditen e sotme u vendosën menjëherë tre avionë shtesë, ndërsa dy u nisën direkt drejt Veronës dhe Milano. Ai tha se stafi i kompanisë 'Fly Ernest' jo vetëm që nuk u përgjigjet qytetarëve, por është larguar nga aeroporti.<br /><br /> Keri theksoi se kompania ka detyrim që vijojë fluturimet normalisht deri në datë 13 janar, ndërsa ata që kanë prerë biletat pas kësaj dite duhet të rimbursohen. "Fly Ernest" i është pezulluar licenca nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil, ndërkohë që Keri zbuloi se gjoba ndaj kompanisë e vendosur pak kohë më parë ende nuk është ekzekutuar për shkak të ligjeve shqiptare.