Surprise Me!

Report TV - Vrasja makabre në Mallakastër, kunati i viktimës: Nipi ishte përdorues droge

2020-01-08 0 Dailymotion

Mitat Saliaj, kunati i viktimës, Drita Saliaj që sapo është kthyer nga Greqia pasi mori vesh lajmin shprehet për mediat, se 16-vjeçari që torturoi dhe mbyti 51-vjeçaren ishte përdorues droge. Ai thotë se edhe banesa e tij është grabitur dhe dyshon te tre të rinjtë që vranë gruan. Autorët vijon më tej ai, kanë hyrë nga tavani brenda shtëpisë së tij. <br /><br />"Nuk kuptoj gjë, sa erdha, hapa derën, pashë që e kanë shqyer. Në shtëpi kisha 2-3 mln lekë mall. I kanë marrë të tëra veglat, unë sa erdha nga Greqia. Derën nuk e kanë kapur, kanë hyrë nga tavani. Policia nuk dinte gjë. Edhe ne nuk e vumë re. Kur isha këtu unë vija njëherë në 15 ditë. Autorët, ky nipi nuk ka qenë djali i mirë, por edhe të tjerët. Ishte djalë i keq, drogë dhe të gjithë gjërat i ka bërë. Nuk ka qenë i dënuar më parë, të atin e ka brenda" tha ai.

Buy Now on CodeCanyon