Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Organizata për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara ka paraqitur sot projektin për ristrukturimin e ndërrmarrjeve dhe zhvillimit të konkurencës në Shqipëri. Industria që pothuajse nuk funksionon sipas këtij projekti synohet të bëhet konkuruese në tregjet botërore. Është parashikuar ristukturimi dhe përmirësimi i ndërrmarjeve industriale të zgjedhura. Trajnimi i menaxherëve dhe një grupi konsulentësh kombëtar në bashkëpunim këto me ministrinë e Ekonomisë dhe Privatizimit.

Krijimi i ekonomisë së tregut ka çuar në kolapsin industrial shtetëror. Kështu me financim të PNUD-it, Organizata për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara ka marrë përsipër ristrukturimin e disa ndërrmarrjeve si ajo e prodhimit të veshjeve ushtarake, profarma, fabrika e bukës, tipografia ushtarake në Tiranë etj.

Ndërkohë që ky projekt shtrihet edhe në rrethe të tjera të vendit si fabrika e kripës në Vlorë, kombinati i tekstileve në Berat, fabrika e tullave në Elbasan, kantina e pijeve Durrës etj./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego