#rtvora #oranews

Opozita e Bashkuar nuk parashikon në platformën ?për zgjedhjet e lira dhe të ndershme? ndryshimin e sistemit zgjedhor, një kusht ky i vendosur më herët nga aleatët e Partisë Demokratike.

Ky vendim nuk lidhet me tërheqjen nga kjo kërkesë por sic argumenton kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi dhe ai ai Partisë Agrare, Agron Duka, emergjente jan zgjedhjet e parakohshme.

Dashamir Shehi: Kemi rënë dakord me idenë e mirë që ky vendim të shërbejë për zgjedhje të parakohshme në verë. Nëse zgjedhjet do të bëhen në 2021 gjykoj se ka kohë të mjaftueshme për ta rishikuar sistemin.

Agron Duka: Nuk po merremi me atë që dikur e quanim frymëmarrje pasi vendi jeton në një krizë politike dhe e ka të domosdoshme që kjo krizë të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Do të thotë që të ketë zgjedhje të parakohshme dhe nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme nuk premton koha që të hyhet me një system të ri zgjedhor.

Madje në situatën që po kalon vendi, Agron Duka, thotë se zgjedhjet e parakohshme duhet të pranohen edhe me Edi Ramën Kryeministër.

Agron Duka: Ndoshta prevalon nevoja e zgjedhjeve të parakoshme për zgjidhjen e krizës nëse ka rezultate konkrete me ato kushte që ka pasur opozita. Nuk jam kurrë dakord nëse nuk ka shenja pozitive në luftën kundër krimit zgjedhor, dhe masa konkrete.

Për aleatët e Partisë Demokratike, diskutimi për ndryshimin e sistemit zgjedhorë duhet të zhvillohet në një fazë të dytë, e ky proces sipas tyre të zhvillohet me konsensus sa më të gjerë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/aleatet-e-bashes-zgjedhjet-e-parakohshme-jane-emergjenc

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp