Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kabineti Meta ka përgatitur dosjen e plotë të projekteve të paktit të stabilitetit, të cilat presin financimin në konferencën e donatorëve më 28-29 Mars në Bruksel. Këto projekte do të marriin firmën përfundimtare të kabinetit qeveritar të shtunën, ndërsa në fillim të javës do ti paraqiten parlamentit.

Janë rreth 28 projekte shqiptare nga 400 projekte që kanë hartuar në tërësi vendet e rajonit. Synimi kryesor mbetet financimi i korridorit të 8 me port kryesore portin e Durrësit por edhe projekte të tjera në infrastrukturë, energjitikë e telekomunikacion.

Në mbledhjen e sotme këshilli i ministrave vendosi të prokuroi kompaninë ?Deloid &Tush? për auditimin e shoqërisë shtetërore të celularëve AMC. Qeveria vendosi të nënshkruaj marrëveshjen Bosnjen, Italinë, Gjermaninë, Kroacinë, Austrinë, Zvicrën, Slloveninë e Hungarinë për lejimin e kalimit tranzit të shtetasve Jugosllavë të detyruar për tu larguar nga vendi i tyre.

Pas mbledhjes së qeverisë kryeministri Meta u nis për në Budapest në takimin e krerëve të qeverive ballkanike për zhvillimin ekonomik dhe sigurimin rajonal./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame