I sapokthyer nga Greqia për t?i dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortes Drita Saliaj, e vrarë 2 ditë më parë në Gjerbë të Mallakastrës, Hajriu tregon sesi e mësoi lajmin tragjik.
?Unë isha në Kretë të Greqisë. E marr në telefon dhe nuk ma hapte. Mua më njoftoi vëllai i madh në telefon, pasi kishte ardhur policia në orën 1 të natës. Më njoftoi në mëngjes?.
Hajriu tregon se kjo nuk ishte hera e parë që 50 vjeçarja qëndronte vetëm, pasi ai emigronte herë pas herë drejt Greqisë.
?Na thanë se është dera e mbyllur dhe nuk ka njeri. Kur kishin hyrë brenda dhe e kishin parë shtëpinë përmbys, atëherë thash se diçka ka ndodhur?.
Kërkon të vendoset drejtësi, edhe pse një prej autorëve të krimit është nipi i tij 16 vjeçar.
?Edhe fëmija po të ishte, një krim ndaj prindërve, duhet të ndëshkohet?.
Për vrasjen e Drita Saliajt janë arrestuar 3 persona, ndër të cilët edhe nipi i bashkëshortit të saj Luis Saliaj dhe 2 shokët e tij.
Ata kanë tentuar të grabisin banesën kur dyshohet se janë pikasur nga viktima. Të rinjtë kanë pranuar krimin përpara hetuesve dhe kanë treguar se pas torturave e kanë hedhur trupin e viktimës në një rezervuar duke i shkaktuar asaj vdekjen.
Ndërkohë edhe banesa e kunatit të Drita Saliajt është gjetur e plaçkitur. Ai është kthyer mëngjesin e së mërkurës nga Greqia për ceremoninë e varrimit, por ka parë se gjithçka ishte vjedhur.