Surprise Me!

Parlamenti pakti i stabilitetit - (23 Mars 2000)

2020-01-08 3 Dailymotion

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Parlamenti shqiptar ka nisur sot pasdite diskutimet mbi projekt-rezolutën mbi paktin e stabilitetit. Deputetët e PD që në fillim kanë nisur me kundërshtime. Deputeti Gjana e sheh si të padrejtë diskutimin mbi këtë projekt-rezolutë, pasi në tryezat e tyre nuk gjendet mocioni për debat. Menjëherë pas tij kryeministri Meta ka sqaruar projektet të cilat do të paraqiten në mbledhjen e ardhshme në Bruksel.

Lista e projekteve nis me infrastrikturën, duke renditur si prioritare korridorin 8, portin e Durrësit, korridorin veri-jug dhe projektet për ujin e pijshëm, kanalizimet dhe energjitikën. Ndërkohë papritur dhe i ashpër ndaj veprimeve të opozitës është fjala e kryetarit të PS Fatos Nano, i cili mbështet punën e qeverisë dhe kujton ftesën e bërë opozitës për pjesmarrje në projekt.

Ne nuk detyrojmë kërkënd të marrë pjesë në punën e nisur është shprehur Nano. Neroni Berisha është ai që nuk merr pjesë në procesin e paktit të stabilitetit. Shteti nuk ndërtohet me mitingje. Por gjatë fjalës së kryetarit Nano ka patur edhe ndërprerje nga opozita.

Opozitën në diskutime e ka përfaqësuar nënkryetarja e parlamentit Topalli, e cila paktin e quan garë dhe se kjo qeveri e përfshir në trafiqe nuk e fiton dotë këtë garë. Grupi parlamentar i PD është larguar nga salla pas thirrjes që i bëri deputeti Gjana./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Buy Now on CodeCanyon