Surprise Me!

Report TV - Unaza e Madhe/ IKMT nis shembjen e 5 objekteve tek ish-sheshi Shqiponja, s'ka incidente

2020-01-09 0 Dailymotion

TIRANE-Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit mëngjesin e sotëm prej orës 06:00 ka rifilluar aksionin për prishjen e godinave të tjera që preken nga projekti i Unazës së Madhe në zonën e Astirit. Ditën e sotme do të shemben 5 objekte te ish-Shqiponja, ndërkohë që nesër në datë 10 janar do të shembet edhe një objekt tjetër por në këtë rast sipas IKMT do të përdoret lëndë plasëse, pra me shpërthim të kontrolluar.<br /><br />Ndryshe nga herët e tjera, mëngjesin e sotëm nuk është shënuar asnjë incident dhe nuk ka pasur asnjë rezistencë nga banorët e zonës së Astirit. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë bashkiake, por edhe të rendit dhe FNSH-ja për të shmangur tensionet nëse do të ketë.  Në të dyja krahët është bllokuar qarkullimi për vijimin e shembjes së banesave.Kujtojmë që protesta më jetë gjatë në Shqipëri ajo e banorëve të Astirit, u mbyll me shembjen e 33 objekteve, nga IKMT më 12 nëntor për të rifilluar sot, por këtë herë pa incidente.

Buy Now on CodeCanyon