Edhe pse takimi i së mërkurës mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përfundoi pa ndonjë rezultat, ky I fundit la të kuptohet se ka pasur lëvizje në drejtim të arritjes së marrëveshjes mes dy partive.

?Do të kemi edhe një takim të radhës të enjten, për detajet natyrisht do t`ju njoftojmë në kohë?, tha Besian Mustafa, zëdhënësi i LDK-së.

Në anën tjetër, përmes një deklarate për shtyp edhe Lëvizja Vetëvendosje, foli për një përafrim të madh të qëndrimeve. Anëtari i LDK-së, Barajm Gecaj, i pyetur se nga ? Bota Sot? se kur do të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk dha informacione. I rezervuar u tregua dhe anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Ajet Potera, i cili në përgjigjen e shkurtër për ?Bota sot?, uronte që të arrihej objektivi i përbashkët, që është marrëveshja e krijimit të koalicionit qeverisës.

Por njohësit e politikës në vend, kanë bindjen se 9 janari do të jetë dita vendimtare për arritjen e një ujdie marrëveshje për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbinKurti#Kosove#TopChannel