Agjencia e monitorimit të ndryshimeve të klimës, e bashkimit evropian, Copernicus, ka raportuar se temperaturat në Evropë, në dhjetor 2019, ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë për këtë muaj.

Të dhënat tregonin se temperatura mesatare e ajrit në Evropë ishte 3.2 gradë celcius më e lartë se standardja e referencës për dhjetorin për 1981-2010.

Temperaturat globale po ashtu thuajse arritën rekordin e vendosur në dhjetor 2015.

Ndërkohë të dhënat tregojnë edhe se 2019 ishte viti i dytë më i nxehtë i regjistruar me 0.59 gradë celcius mbi mesataren.

Copernicus thotë se pesë vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, janë këto pesë të fundit.

Rezultatet janë në një linjë me parashikime të mëparshme të organizatës botërore të meteorologjisë dhe projektit global karbon, ndërsa përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë vazhdon të rritet.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Europa#TopChannel