Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha kanë përkujtuar sot në Shkodër 9 vjetorin e protestave dhe vrasjen e 2 Prillit.

Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Se qëndruat ju u ngrit Shqipëria. Rroftë Shkodra, Rozafa e lirisë, Nder për jetë martirëve të 2 Prillit. Se ranë ata fitoj shqipëria, rroftë Shkodra! Po Shkodrën nuk e mposhtën dot as në ?97. Shkodra me mençurinë e saj votoi githmonë drejt, s?votoi kurrë majtas, s?votoi kurrë keq. Votoi për lirinë, votoi për integrimin votoi për Shqipërinë?.

Mijra Shkodran të mbledhur në sheshin kryesor të qytetit kanë dëgjuar thirrjen e Berishës për zgjedhje të reja. Të shpëtojmë shqipërinë nga regjimi i kusarëve tha ai. Zgjedhjet janë zotimi dhe fitorja jonë. 2 Prilli nënvizoi Berisha kërkon të hedhi posht komisionin e Mejdanëve, e Sllobodanëve duke shkuar në zgjedhjet e lira e të ndershme.

Berisha është zotuar përpara shkodranëve se PD s?do të lejoj kurrë ta vrasi ëndrrën e 2 Prillit. Shkodra tha ai do të jetë përsëri në krye për përmbysjen e klikës së pasardhësve të komuniszmit. Ashtu si dhe në mitingun e zhvilluar tre javë më parë në Kavajë edhe në Shkodër lideri demokrat është shoqëruar nga thirrjet Berisha president, duam zgjedhje të reja, posht komunizmi, etj.

Më pas Berisha dhe bashkëshortja e tij sëbashku me drejtues të lartë të PD dhe Bashkimit për Demokraci kanë vendosur kurora me lule në memorialin e 4 të rënëve në 2 Prillin e ?91. Më pas në varreza kurora me lule në varrin e Arben Brocit, Besnik Cekës, Bujar Bishanakut dhe Nazmi Kryeziut. Vizita në familjet e tyre ka përfunduar dhe qëndrimin e kryetarit të PD në Shkodër./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego