Surprise Me!

Ura e prishur në Lanabregas - (2 Prill 2000)

2020-01-09 2 Dailymotion

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Banorët e Lanabregasit këtë dimër e kanë kaluar lumin në këmbë. Ata që janë të pamundur detyrohen ti bihen rrotull e rrotull. Këto hekurishte janë mbeturinat e urës që tani përveç kalimit të lumit shërbejnë edhe si lojë me fëmijët. Ka tre muaj që është shembur e vetmja urë që lidh fshatrat periferik me qytetin. Atë e ka ndërtuar ushtria 30 vite më parë për nevojat e saj dhe të pak banorëve që ndodheshin në këtë zonë.

Shumfishimi i popullsisë së kryeqytetit u shtri edhe në Lanabregas. Gjatë ndërtimit të shtëpive të reja një shofer për të mundësuar kalimin e kamionit të tij sharroi nja dy element, pjesa tjetër ra vetë. Banorët janë ankuar por cirku mbi lum vazhdon.

Si gjithnjë më të rrezikuarit janë fëmijët, që përveç lojës urën e kanë edhe lojën më të shkurtër për të shkuar në shkollë. Duke qenë se ushtria është larguar nga Lanabregasi dhe provizoriteti i urës zgjati 30 vjet. Banorët thonë se ka ardhur koha që tani të ndërtohet një tjetër urë, këtë radhë ajo të jetë e përhershme e të mbaj edhe pasha më të rënda./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Buy Now on CodeCanyon