Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kryen një operacion të gjerë në Durrës ku prangosën 17 shtetas, mes të cilëve zyrtare të lartë të poilicisë lokale, nëpunës të IKMT-së, Inuvi-t të Durrësit, Shijakut dhe Manzës.

Një tjetër zyrtar u shpall në kërkim dhe një u pezullua nga detyra. Në pranga nuk u kanë shpëtuar as 5 qytetarë. Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre për shkak të veprimeve korruptive, fshehjes e mosevidentimit të ngjarjeve kriminale, mos-marrje të kallëzimve, favorizim të ndërtimeve pa leje.

Sipas hetimeve të kryera në rrugë operative e që kanë nisur kohë më parë, oficerët e policisë gjyqësore janë arrestuar, pasi manipulonin provat në vendngjarje, ndërsa inspektorët e policisë nuk referonin ndërtimet pa leje. Hetimi për këtë çështje ka nisur që në qershor të 2019-ës.

Ata akuzohen per ?Shpërdorim të detyrës? dhe ?Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim?. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj., duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

Prokuroria e Durrësit ngriti një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Prokurorë dhe hetues të Drejtorisë së Hetimit të SHÇBA.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Aksioniipolicë#Durrës#TopChannel