Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Këtu jemi në përiferi të Gjirokastrës. Dhjetra njerëz me fytyrë të vrarë dhe të veshur keq këtu presin çdo ditë që dikush tu jap një punë. I quajtur nga këta njerëz sheshi Omonia, ky vend mbledh të papunë, dhe nevojtar jo vetëm nga Gjirokastra apo jugu i vendit por dhe nga Tirana, Elbasani, Durrësi apo Dibra. Larg familjeve të tyre këta njerëz të cilët bëjnë hamallin, muratorin, hapsin e kanaleve etj, jetojnë në kushte shumë të vështira.

Punojnë rreth 16 orë në ditë, sigurisht kur gjejnë punë. Ka nga ata që shkojnë në shtëpi vetëm një herë në muaj. Kur i pyet se edhe pse larg familjes pse nuk provojnë të shkojnë në Greqi. Shumica e tyre thonë se e zgjedhin Gjirokastrën në pa mundësi për të marrë një vizë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj