Një pako e dyshimtë është vërejtur pranë varrezave të ushtarëve grek në Këlcyrë. Burime për Report TV bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimore dhe po punon për verifikimin e këtij objekti dhe për sqarimin nëse bëhet fjalë për eksploziv.<br /><br />Varrezat greke në këtë zonë kanë sjellë shpesh herë debate, si politike ashtu edhe kombëtare. Ndërkohë në vitin 2013 në këtë varrezë iu vu eksploziv edhe kryqit metalik.