Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Gert Ahrens, ka zbritur sot në selinë rozë dhe ka trokitur në zyrën e kryetarit të PS Fatos Nano. Shqetësimi dypalësh për largimin e ekspertëve të opozitës nga grupi i punës për diskutimin e draftit elektoral ka takuar sot kokë më kokë Ahrens dhe Nano. Të dyja palët kanë kërkuar që Kushtetuta të mos shkelet por si do të arrihet kjo?

Mendohet se në takimin e sotëm i cili u mbajt larg kamerave dhe prononcimeve është diskutuar propozimi Nano. Sipas të cilit anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve duhet të japin vetë dorëheqjen, pasi kjo shihet si e vetmja mundësi për zhbllokimin e situatës elektorale.

Ambasadori i OSBE-së Ahrens pohoi se data 7 Prill duhet të jetë afati i fundit i kosultimeve në selinë e tij dhe në rast të mos arritjes të kosensusit, në parlament do të shkoj drafti i ndryshuar me ato pjesë ku është arritur konsensusi, ndërsa për pjesët e tjera mbetet varianti i paraqitur nga qeveria. Ahrens sot ka lënë të hapur dhe një takim të mundshëm me kreun demokrat Berisha./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari