TIRANË - Opozita ende nuk ka vendosur nëse do t?i rikthehet protestave me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama. Deklarata është bërë nga aleati i Partisë Demokratike, kreu i Lëvizjes për Zhvllim Kombëtar, Dashamir Shehi i cili ka theksuar se opozita i qëndron kërkesës së saj largimin e qeverisë aktuale dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.<br /><br />"Nuk është marrë ndonjë vendim për të rinisur protestat, është marrë një vendim që do t'i përdorim të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur interesat opozitare, që janë largimi i kësaj qeverie, zgjedhje të parakohshme sa më shpejt qoftë dhe nesër në mëngjes. Do të bëjmë të gjithë llojet e kompromiseve dhe çdo lloj mjeti, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama pasi demokracia po shuhet fare. Mjeti më demokratik është protesta, nuk e kemi vendosur ende. Është në një afat të dytë", thotë Shehi për Report Tv.