Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sot ekskavatori filloi gërmimet tek tregu i gabit pranë Ekspozitës. Në këtë mënyrë ata duhet të zhvendosen tek sheshi i ri i caktuar nga bashkia. Sipas tregtarëve shumica e të cilëve janë romë, Alliasi është mjaft larg. As klienti nuk mund të shkoj atje dhe transporti kushton shumë shtrenjt. Pra në këto kushte tregtarët e gabit druhen se biznesi i tyre falimenton.

Në këtë shesh janë rreth 700 vetë të punësuar. Ndërkohë vetë tregtarët sugjerojnë një treg më të afërt në vend të Alliasit. Për ta do të bëhej më mirë tek fusha e aviacionit apo tek parku i autobuzëve, ose edhe tek fusha e stadiumit Dinamo./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti