Një manjat japonez mode, Yusaku Maezawa po i jep 9 milionë dollarë ndjekësve të tij në twitter, në atë që ai thotë se është një eksperiment social për të parë nëse pagesa rrit lumturinë e tyre.

Maezava do të japë 1 milionë jen, ose rreth 9 mijë dollarë secilit prej 1 mijë ndjekësve të zgjedhur rastësisht nga ata që i kanë kthyer përgjigje në një postim të 1 janarit, me pasojat e parave që do të monitorohen në vijim. ?Është një eksperiment serioz social?, tha Maezawa në ?youtube? duke shtuar se ai shpreson që të tërheqë interesin e akademikëve dhe ekonomistëve.

Maezava, që do të jetë edhe pasagjeri i parë privat që do të fluturojë në hënë me spaceX e Elon Musk, është i njohur për shpenzimet e tij të mëdha për art dhe makina sportive por ka edhe një preferencë për ide si një botë pa para?

Ai e lidhi dhënien e parave me idenë e të ardhurave bazë, apo teorinë e sigurimit të një pagese periodike për të gjithë qytetarët për të cilën është përfolur në disa qarqe politike dhe mbështetet nga kandidati presidencial demokrat në SHBA, Andriu Jang.

Maezava tha se duke qenë se ai kishte para dhe kohë të lirë, ai kishte ndjerë nevojën të përpiqej dhe të frymëzonte një debat më të madh për meritat e teorisë, në Japoni. Ideja e një të ardhure universale bazë ka fituar mbështetje për shkak edhe të frikës se teknologjia, si inteligjenca artificiale, do të zhdukë një numër të madh vendesh pune.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Twitter#YusakuMaezawa#TopChannel