Surprise Me!

Basha: Prioritet kryesor Reforma Zgjedhore

2020-01-11 20 Dailymotion

Sinjalet pozitive që vijnë nga Brukseli për hapjen e negociatave janë një prove që sipas Lulzim Bashës, Kryeministri Rama, duhet ta përmbushë sa më parë për të plotësuar njërin prej kushteve të vëna nga Bundestagu gjerman, Reformën Elektorale.

Opozita propozimet e saj të draftuara pritet t?i bëjë publike ditët në vijim, por kryedemokrati tha se nga ana e maxhorancës mungon vullneti politik. Pa hequr dorë nga qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, prerazi mohoi çdo marrëveshje me Kryeministrin.

I hapur thotë se është për çdo sistem zgjedhor, edhe pse vetë parapëlqen atë maxhoritar të pastër. Ndaj dhe si provë të parë për SPAK-un sheh dy dosjet për shitblerjen e votave.

Në zgjedhje të parakohshme tha se është i gatshëm të shkojë që nesër dhe deri në përmbushjen e këtij kushti, nuk përjashtoi asnjë formë të bërit aksion politik përfshi edhe protestat.

Kryeministrin e akuzoi se ka dështuar edhe lidhur me menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 Nëntorit. Basha bëri përgjegjës Kryeministrin, edhe për situatën ekonomike që po kalon vendi, që sipas tij, ka hyrë tashmë në një krizë të thellë.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon