Surprise Me!

Papa i pensionuar kundër martesës së priftërinjve

2020-01-13 0 Dailymotion

Papa i pensionuar Benedikti XVI doli në mbrojtje të beqarisë së priftërinjve në Kishën Katolike, pasi pasardhësi i tij, Papa Françesku, është duke konsideruar lehtësimin e ndalimit të martesës.

Benedikti e bëri këtë apel në një libër, bashkautor i të cilit është kardinali Robert Sarah. Ai vjen si përgjigje ndaj propozimit për t?iu lejuar burrave të martuar që të shugurohen si priftërinj në rajonin e Amazonës.

Papa Benedikti, i cili u tërhoq nga detyra në vitin 2013, tha se nuk mund të mbetej i heshtur ndaj kësaj çështjeje.

Në libër, ai thotë se beqaria, një traditë e vjetër me shekuj brenda kishës, ka ?rëndësi të madhe?, sepse u lejon priftërinjve të përqendrohen në detyrat e tyre.

Sipas tij, ?nuk duket e mundur të realizohen të dyja profesionet njëkohësisht?.

Është një gjë e rrallë që Benedikti, i cili ka qenë Papa i parë që ka dhënë dorëheqje në gati 600 vjet, të ndërhyjë në çështje të kishës.

Vatikani nuk ka dalë ende me komente për librin e Benediktit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Papa#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon