Prokurorët turq urdhëruan arrestimin e 176 ushtarëve, për lidhje të dyshuara me rrjetin, për të cilin Ankaraja thotë se qëndron pas përpjekjes për grusht-shtet, tre vjet e gjysmë më parë, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu

Ndjekësit e dyshuar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, janë shënjestruar në një sulm të vazhdueshëm që nga një grushtshtet i dështuar në korrik të vitit 2016, në të cilën u vranë rreth 250 njerëz.

Por, Gulen mohon të jetë i përfshirë në ngjarjet e vitit 2016.

Operacionet kundër rrjetit zhvillohen në vazhdimësi.

Operacioni i fundit policor u koordinua nga qyteti perëndimor i Izmirit dhe synoi njerëzit në 49 provinca, tha Anadolu. Ajo tha se në mesin e të arrestuarve janë 143 togerë, 6 pilotë dhe ushtarë të tjerë.

Pas ngjarjeve të 2016-ës, rreth 80,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjyqit, dhe rreth 150.000 shërbyes civil, personel ushtarak dhe të tjerë u shkarkuan ose u pezulluan nga puna.

Aleatët e Turqisë dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar shkallën e goditjes, ndërsa Ankaraja ka mbrojtur masat si një përgjigje e nevojshme ndaj kërcënimit të sigurisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FethullahGulen#Turkey#TopChannel