Surprise Me!

Mallakastër/ Sillni tim bir në Mallakastër ta pushkatojnë dhe hedhin në liqen siç hodhën Dritën

2020-01-14 3 Dailymotion

Babai i 26 vjecarit Ervis Zotaj, nje prej tre te akuzuarve te 52 vjeçares Drita Saliaj ne Gjerbës të Mallakastrës, kërkon dënim me vdekje për të birin

. Ai thote se drejtësia duhet të zbardh sa më shpejt këtë ngjarje dhe të ndëshkoje autorët. I pyetur nga Top Channel për ngjarjen, babai i Ervisit, thotë se për të birin duhet dënim maksimal. ?Ta vrasin. Nuk ma merr mendja se evlati im ta ketë bërë, por nëse e ka bërë le ta çojnë në mes të Mallakastrës dhe ta vrasë i zoti i hallit dhe ta hedhë atje ku hodhën atë (Drita Saliaj). I pyetur nëse ka frikë nga ndonjë hakmarrje, ai thotë se gjithcka mund të ndodhë por kërcënime nuk ka patur.

Ndërkohë janë zbardhur rrethanat e vrasjes së gruas nga Mallakastra.

Na dosja e plotë e Prokurorisë:

OBJEKTI: Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit; Caktim mase sigurimi personal ?Arrest në burg?.

TË NDALUAR: 1. Ervis Zotaj, i biri i Syrja dhe i Vjoleta, i datelindjes 06.11.1993, lindur ne Ballsh dhe banues ne fshatin Gjerebes, Njesia Administrative Aranitas, Bashkia Mallakaster, eshte ndaluar pasi dyshohet se ka kryer vepren penale te ?Vrasja me paramendim?, e kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal, mbrojtur nga mbrojtësi i caktuar Av. Elis Nakollari. 2. Sindi Shehaj, i biri i Tetem dhe i Etleva, i datelindjes 13.07.2003, lindur ne Fier dhe banues ne fshatin Çerrile, Njesia Administrative Fratar, Bashkia Mallakaster, eshte ndaluar pasi dyshohet se ka kryer vepren penale te ?Vrasja me paramendim?, e kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal mbrojtur nga mbrojtësi i caktuar Av. Genti Hema dhe asisituar nga psikologe Sonila Banushi. 3. Luis Saliaj, i biri i Ardian dhe i Mimoza, i datelindjes 14.07.2003, lindur ne Ballsh dhe banues ne fshatin Gjerebes, Njesia Administrative Aranitas, Bashkia Mallakaster, eshte ndaluar pasi dyshohet se ka kryer vepren penale te ?Vrasja me paramendim?, e kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal, mbrojtur nga mbrojtësi i caktuar Av. Besnik Gega dhe asisituar nga psikologe Sonila Banushi.

BAZA LIGJORE: Nenet 258, 244 dhe 238 të Kodit tëProcedurës Penale dhe neni 86 i K.Drejësisë Penale për të Mitur. Në përfundim të hetimit gjyqësor Gjykata, pasi administroi provat shkresore; dëgjoi prokurorin, i cili kërkoi : a) Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasve Ervis Zotaj, Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj ; b) Caktimin ndaj tyre të masës së sigurimit personal ?Arrest në burg?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErvisZotaj#Mallakaster#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon